Rohde: Bashkë jemi të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit

  • A.P /
  • 19 September 2024 - 12:51
Rohde: Bashkë jemi të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth organizimit të Procesit të Berlinit, që për një dekadë po organizohet nga vendi që ai përfaqëson, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë ai u shpreh tejet krenar.

Diplomati gjerman tha se nga 2014-ta, ky proces ka krijuar lidhje më të forta, në mes të gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

“Bashkë jemi të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjen në rritje në Kosovë dhe krejt regjionin”, tha diplomati gjerman.


(Kosova Sot Online)