Haziri: Abdixhiku si kryeministër ka me kthy besimin që SHBA e kanë rujt për neve

  • A.P /
  • 21 September 2024 - 17:35
Haziri: Abdixhiku si kryeministër ka me kthy besimin që SHBA e kanë rujt për neve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka theksuar se LDK-ja ka raporte të mira me SHBA-të, teksa shtoi se marrëdhëniet speciale të Kosovës me SHBA-të do të kthehen me Lumir Abdixhiku si kryeministër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

”Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër ka me kthy marrëdhënien speciale me SHBA dhe besimin që ata e kanë rujt për neve, edhe me rajonin e BE-në dhe NATO-në jemi partnerë që asnjëherë s’ka lëvizë”, tha Haziri.

Opozita në Kosovë e kritikon Qeverinë e Albin Kurtit për cenim të marrëdhënieve me SHBA-të.

(Kosova Sot Online)