Ankohet Hoti: Qeveria Kurti ka shkaktuar pasoja për Kosovën

  • A.P /
  • 23 September 2024 - 09:41
Ankohet Hoti: Qeveria Kurti ka shkaktuar pasoja për Kosovën

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se strukturat e partisë në disa nëndegë në Rahovec janë mbledhur dhe kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se qeverisja aktuale ka shkaktuar pasoja për shtetin dhe secilën familje, ndërsa thotë se Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme.

“Diskutimet tona në përgatitje për procesin demokratik të 9 shkurtit 2025 të kthimit të qeverisjes së mbarë dhe euro-atlantike në Kosovë i vazhduam edhe në Krushë të Madhe me strukturat e nëndegëve: Celinë, Hoqë e Vogël, Brestoc dhe Nagavc”, ka shkruar Hoti.

“Të gjithë janë të vetdijshëm për pasojat për shtetin e Kosovës dhe secilën familje nga qeverisja e këtij 4-vjeçari. Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, profesionale, euro-atlantike”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)