Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar se kjo tokë është atdheu ynë

  • A.P /
  • 24 September 2024 - 09:23
Osmani:  Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar se kjo tokë është atdheu ynë

Ka kaluar një vit që kur një grup i uniformuar i serbëve kreu sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit ku në një pritë ishte vrarë polici Afrim Bunjaku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidentja Vjosa Osmani thotë se Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë! “, shkruan presidentja.


(Kosova Sot Online)