Kurti e Konjufca shkojnë për vizitë te familja e Afrim Bunjakut

  • A.P /
  • 24 September 2024 - 09:46
Kurti e Konjufca shkojnë për vizitë te familja e Afrim Bunjakut

Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë një vit më parë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas vizitës në familjen e Afrim Bunjakut do të vendosen kurora me lule dhe do të përurohet pllaka përkujtimore e heroit Afrim Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë.

(Kosova Sot Online)