Vuçeviq e falënderon Kubën për mosnjohjen e Kosovës

  • A.P /
  • 24 September 2024 - 13:50
Vuçeviq e falënderon Kubën për mosnjohjen e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka biseduar sot me ambasadoren e Kubës në Beograd, Leyde Ernest Rodriguez Hernandez, të cilës i ka përcjellë se vlerëson shumë mbështetjen e Kubës dhe qëndrimin e prerë që ajo nuk e njeh shpallja e pavarësisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçeviq iu ankua për situatën në Kosovë dhe siç pretendon ai jetën e serbëve që jetojnë këtu.

Vuçeviq falënderoi veçanërisht Kubën për mospërkrahjen e Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke vlerësuar se ajo nuk ka kontribuar në stabilizimin e kushteve në rajon.

Ambasadori i Kubës tha se zgjidhja e çështjes së Kosovës mund të arrihet vetëm me dialog.

(Kosova Sot Online)