Ndërmarrja 'Trepça' ka ngritur padi ndaj një ish-punëtori
Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur më 24.09.2024 se ka ngritur padi ndaj një ish-punëtori, i cili thuhet se ka përfituar pagë pa punuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Me datën 24.09.2024, Menaxhmenti i Trepça Sh.A., ka dërguar padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë)”- thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Tutje, në njoftim thuhet se “Trepça” në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë.
(Kosova Sot Online)