Ja pse Lajçak u takua me këshilltarin e Scholz-it
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ai foli me Jens Plotner, këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman, për situatën në Ballkanin Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajcak ka shkruar në platformën X se me zyrtarin gjerman ka folur edhe për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , me Jens Pletner, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë të kancelarit gjerman, diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jam mirënjohës për angazhimin e fortë të Gjermanisë për procesin e normalizimit”, ka thënë Lajçak në rrjetin social X.
(Kosova Sot Online)