Rohde: Qeveria e Kosovës të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit

  • A.P /
  • 25 September 2024 - 10:36
Rohde: Qeveria e Kosovës të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori Rohde tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet kosovare.

Rohde, nënvizoi nevojën që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Këto komente, Rohde i bëri sot në edicionin e tretë të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

(Kosova Sot Online)