
Kastrati: Albin Kurti po e urinon derën e ShBA-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ardian Kastrati, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i tha qeverisë se “nuk duhesh të urinosh para derës së klubit ku dëshiron të hysh”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kastrati tha se Kurti nuk ka mandat që të gjithë bashkëpunimin e krijuar me ShBA-në në dekada ta gjuaj në tokë, teksa tha për Kurtin se “është njeri shumë i dyshimtë”.
“Jemi në një pozicion të rrezikshëm. Izolimi ndërkombëtar nënkupton se ne po e rrezikojmë ekzistencialisht sigurinë e këtij vendi. Jemi të varur nga ShBA. Përfaqësuesi i shtetit që të ka ndihmuar që të pavarësohesh dhe me i bë mbi 100 njohje, të ka thënë ‘mos urino në derën time’ dhe të ka indikuar se nëse do të shkosh në BE dhe NATO, e vetmja derë është dera e ShBA-së dhe atë derë, ata thanë se po e urinon Albin Kurti”.
“Nuk e di që ka ndonjë kryeministër të Serbisë që ka realizuar objektiva më të dëmshme sesa vetë ky kryeministër i Kosovës. Çdo kryeministër i Serbisë do të donte që ne të vinim në këtë pikë e të komunikonim me ShBA-në. Çdo kryeministër i Serbisë do të donte që Kosova të merrte sanksione, dhe ky ia ka realizuar atë. Çdo kryeministër i Serbisë do të donte që ne të izoloheshim ndërkombëtarisht dhe ky e ka realizuar atë”, tha Kastrati në Klan Kosova.
Tutje, Kastrati tha se mund të jetë shumë vonë nesër, nëse siguria e Kosovës nuk garantohet nga shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(Kosova Sot Online)