Detaje nga takimi i Osmanit me liderët e Ballkanit Perëndimor

  • A.P /
  • 26 September 2024 - 09:16
Detaje nga takimi i Osmanit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka njoftuar për takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atje po qëndron edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por në këtë takim vendi u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

“Ishte kënaqësi t’i prisja liderët e Ballkanit Perëndimor për takimin tonë tradicional në margjinat e UNGA79”, shkroi Borrell në një postim në Facebook.

Ai tha se “rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë”.

“Së bashku, ne do ta krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë”, shkroi Borrell.


(Kosova Sot Online)