![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Osmani i ka shtrënguar duart me presidentin e SHBA-së, Joe Biden
![Osmani i ka shtrënguar duart me presidentin e SHBA-së, Joe Biden](/uploads/kosova-sot/images/2024/September/26/auto_Osmani-Biden-600x3601727335282.png)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shtrënguar duart me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, por edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo e ka falënderuar Shtëpinë e Bardhë që e ftoi t’u bashkohet liderëve botërorë në një samit për Ukrainën që u mbajt në kuadër të javës së nivelit të lartë të OKB-së në New York.
“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
(Kosova Sot Online)