Hoti: E pakuptimtë që buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë në BQK

  • A.P /
  • 26 September 2024 - 10:21
Hoti: E pakuptimtë që buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë në BQK

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar për marrëveshjet ndërkombëtare që priten të ratifikohen sot në Kuvend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur për marrëveshjen me Bankën Botërore, në shumë prej 90.3 miluonë euro si mbështetje direkte buxhetore për ligjet që janë miratuar në Kuvend, Hoti ka thënë është e gabuar kjo praktikë e marrjes së kredisë për të mbushur buxhetin.

Hoti ka thënë se është e pakuptimë që të merret kredi, e  buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë në Bankën Qendrore të Kosovës.

“Kreditë e tilla merren në kohë krizash kur ka rënie të të hyrave buxhetore. Zakonisht kreditë në vite normale buxhetore merren për projekte kapitale. Kjo kredi nuk është e relfektuar në strategjinë e borxhit 2025-2027. Kosova nuk po vuan për mjete, por për politika të mira. Është e pakuptimtë që buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë në Bankën Qendrore të Kosovës, e të merret kredi”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)