![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kurti - Princit të Kuvajtit: Kosova ka rritje mesatare 6.2%
![Kurti - Princit të Kuvajtit: Kosova ka rritje mesatare 6.2%](/uploads/kosova-sot/images/2024/September/26/auto_25.9.2024-ZKM-4-600x3601727342099.jpeg)
Kryeministri Albin Kurti u prit në Neë York nga Princi i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Khaled Al-Hamad Al Saba biseduan rreth fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit e rritjes së investimeve.
“Fillimisht, në emër të Republikës së Kosovës, kryeministri e falënderoi Kuvajtin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë. Në vijim, teksa u trajtua progresi që ka njohur Kosova në vitet e fundit, kryeministri përmendi indikatorët kryesorë të cilët pasqyrojnë zhvillimin ekonomik, si mesatarja prej 6.2% e rritjes ekonomike, e cila u përshëndet edhe nga Princi i Kuvajtit, duke e uruar vendin tonë për hapat zhvillimorë drejt avancimit ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua dhe mbi potencialin investues në vend dhe mundësinë e zgjerimit të investimeve të kompanive nga Kuvajti në Kosovë në fusha si energjia e ripërtëritshme, agrikultura e infrastruktura.
ZKM tha se Kurti i ftoi kompanitë kuvajtiane që të vijnë të investojnë e zgjerojnë fushëveprimtarinë e tyre edhe në Kosovë duke operuar në një ambient të sigurt të të bërit biznes, si dhe shtoi mundësinë e mbajtjes së një forumi investitorësh për bizneset në Kosovë.
Në këtë takim, Kurti shoqërohej nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Neë York, Blerim Reka.
(Kosova Sot Online)