'Pjesëtarët e FSK-së të paguhen për punën jashtë orarit'

  • A.P /
  • 27 September 2024 - 07:25
'Pjesëtarët e FSK-së të paguhen për punën jashtë orarit'

Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që të kompensohen vetëm me ditë të lirë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo situatë, sipas tij, ndikon në operativitetin e FSK-së dhe mirëqenien sociale të ushtarëve. Ai shprehu shpresën se ministrat e Mbrojtjes dhe Financave do të trajtojnë këtë çështje me seriozitet.

“Që një kohë të gjatë një ligj është duke u shkelur brenda FSK-së dhe për këtë është i njoftuar ministri Maqedonci… Ligji për Pagat për Sektorin Publik dhe, rregullores 7/2003 për kompensimin për kujdestari, për punën gjatë natës dhe punë jashtë orari të Punës. FSK-ja është i vetmi institucion që pjesëtarët e saj punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk kompensohen, është një rregullore aty brenda që është dashur të ndryshohet me vite,q ë është rekomanduar edhe nga Auditori i Përgjithshëm…

Pjesëtarët e FSK-së punojnë edhe jashtë orarit të punës dhe kompensohen vetëm me ditë të lirë, që po ndikon në operecionalitetin e FSK-së dhe, në mirëqenien sociale të tyre. Kjo shkelje e këtij ligji ka vite që është duke ndodhur. Kisha dashur shumë që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri Hekuran Murati le ta trajtojnë këtë çështje, që pjesëtarët e FSK-së të kompensohen edhe me para për punën e tyre jashtë orarit të punës”, ka thënë Veseli.


(Kosova Sot Online)