Vuçiq flet me Netanyahun për situatën në Kosovë
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi se gjatë ditës së djeshme në një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në margjinat e Asamblesë së 79-të të Përgjithshme të OKB-së, ka diskutuar për situatën në Kosovë dhe Izrael, si dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një postim në Instagram, Vuçiq po ashtu ka thënë se me Netanyahun ka diskutuar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Sipas njoftimit, Vuciq është takuar edhe me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Vuçiq më parë ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.
(Kosova Sot Online)