'Kosova në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës'
Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë natës, sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në këtë listë bashkë me Kosovën janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali I Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra, teksa Kosova është e 12’ta në këtë listë.
Kosova renditet edhe tek shtetet me indeksin më të lartë për rend dhe ligj apo 91 pikë.
Këtij raporti i ka bë rë jehonë edhe Lë vizja Vetë vendosje, pë rmes një postimi në faqen zyrtare.
Sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale, Kosova renditet në vendin e 13-të në botë, në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë në vitin 2023”, thuhet në postimin e VV’së .
(Kosova Sot Online)