Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti

  • A.P /
  • 27 September 2024 - 12:09
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugë Prishtinë-Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.


(Kosova Sot Online)