![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Osmani: Blinken, mbetet përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës
![Osmani: Blinken, mbetet përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/09/auto_Vjosa_Blinken1720539821.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdimisht ka realizuar takime mjaftë të rëndësishme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sot ajo njoftoi se ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një publikimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se e falënderoi Blinken për mbështetjen e palëkundur të Amerikës.
“Gjithmonë është mirë të takohesh me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, shkroi e para e vendit
(Kosova Sot Online)