Largohen veturat e braktisura në hapësirat publike

  • A.P /
  • 27 September 2024 - 15:49
Largohen veturat e braktisura në hapësirat publike

Inspektorati i Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ky aksion është pjesë e vizionit të Kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës”.

Me këtë iniciativë, Inspektorati tha se synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.

“Ky hap tregon angazhimin e institucioneve për një Prishtinë më të pastër dhe të organizuar”.

(Kosova Sot Online)