![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kurti e përsërit kërkesën për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj
![Kurti e përsërit kërkesën për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj](/uploads/kosova-sot/images/2024/September/28/auto_kurt_gervalla1727514816.png)
Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur kërkesën e tij për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj në takimin e djeshëm në New York me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Përëndimor, Alexander Kasanof dhe Emisarin e BE’së për dialog, Mirosllav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti ka thënë se nënshkrimi dhe zbatimi i kësaj marrëveshje, është mjet i domosdoshëm për progres.
Kërkesën për nënshkrim të marrëveshjes, Kurti e kishte paraqitur edhe gjatë takimit me Kryediplomatin e BE’së, Josep Borrell, në qershor të këtij viti.
“Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në platformën “X” dje pas takimit.
Përveç dialogut, ata kanë diskutuar edhe për Procesin e Berlinit.
Bisedat me O’Brien, Kasanof dhe Lajçak, Kurti i ka quajtur sot produktive.
(Kosova Sot Online)