
Zbardhen detaje nga takimi Kurti - Plenkoviq

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje në Neë York me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në rajon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti ka thënë se me Plenkovic kanë folur edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe mbrojtje.
Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në vazhdimin e bashkëpunimit me Kroacinë.
“Gjithmonë kënaqësi për të shkëmbyer perspektiva me kryeministrin kroat @AndrejPlenkovic për një sërë çështjesh me interes të përbashkët. Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe shqyrtuam mënyra për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në arsimin e lartë dhe mbrojtjen. Kosova dhe Kroacia kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer prej kohësh dhe ne mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë në këtë drejtim pozitiv”, ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)