Ky është personi që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij

  • A.P /
  • 28 September 2024 - 16:12
Ky është personi që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Klinë, ku një person u gjet pa shenja jete, në shtëpinë e tij në fshatin Dresnik. Shkaqet e vdekjes së viktimës nuk dihen akoma, ndërkaq rasti është konfirmuar edhe nga Policia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është Aleksandër Smikiq.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët tashmë kanë filluar procedurat e nevojshme për hetimin e rastit.

Ndërkaq, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)