Vjosa Osmani takohet me kryediplomaten australiane

  • A.P /
  • 28 September 2024 - 16:46
Vjosa Osmani takohet me kryediplomaten australiane

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministren e Jashtme të Australisë, Penny Ëong, me të cilën tha se janë të përkushtuara për forcimin e lidhjeve dhe afrimin e vendeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Australia është një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë pjesëtarëve të diasporës sonë. Ne jemi të përkushtuar për të forcuar më tej lidhjet tona dypalëshe dhe për t’i afruar vendet tona”, ka shkruar Osmani në X.

Presidentja Osmani po qëndron në SHBA për më shumë se një javë dhe nga atje kanë njoftuar për një sërë takimesh të zhvilluara.

(Kosova Sot Online)