Komandën e KFOR-it do ta merr gjeneralmajori i ushtrisë italiane

  • a.p /
  • 30 September 2024 - 09:16
Komandën e KFOR-it do ta merr gjeneralmajori i ushtrisë italiane

Më 11 tetor komandën e KFOR-it do ta merr gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyra për informime misionit të NATO-s, KFOR, në një njoftim për media, bënë të ditur se ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVIII dhe KFOR XXIX do të mbahet në Shtabin e këtij misioni në Prishtinë, më 11 tetor 2024, në ora 11:00.

“Admirali Stuart B. Munsch Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli do të kryesojë ngjarjen. Gjeneralmajor i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani”, njofton KFOR.

(Kosova Sot Online)