Bajqinovci: Përballja me Serbinë e Vuçiqit nuk është thjesht betejë politike

  • A.P /
  • 30 September 2024 - 13:00
Bajqinovci: Përballja me Serbinë e Vuçiqit nuk është thjesht betejë politike

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se përballja me Serbinë, s’është vetëm betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka shkruar se opozita tashmë duhet ta kuptojë që të gjitha përpjekjet për të penguar Qeverinë aktuale, janë vetëm përpjekje për të sabotuar interest e popullit.

“Përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Teksa në përfundim, deputeti i LVV-së, ka thënë se s’do të lejojnë asnjë hap pas në të drejtën e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të Kosovës.

(Kosova Sot Online)