Ganimete Musliu: Fort janë pjekë kushtet me shku në zgjedhje ka mesi i nëntorit

  • A.P /
  • 01 October 2024 - 09:25
Ganimete Musliu: Fort janë pjekë kushtet me shku në zgjedhje ka mesi i nëntorit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti pasi nuk janë ekzekutuar pagat për sektorin publik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo përmes një postimi në Facebook, e ka lidhur këtë me rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.

“Fort janë pjekë kushtet me shku në zgjedhje ka mesi i nëntorit mos me e pritë shkurtin hiç. Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu. Me shku në zgjedhje në nëntor besoj dikund 70% i merr Albini”, ka shkruar Musliu në Facebook.

(Kosova Sot Online)