Ministria e Mbrojtjes: Ushqimi i ushtarëve të FSK-së mbetet i njëjtë

  • A.P /
  • 01 October 2024 - 13:33
Ministria e Mbrojtjes: Ushqimi i ushtarëve të FSK-së mbetet i njëjtë

“Të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky reagim nga Ministria, erdhi pasi u raportua se dreka e servuar këtë të hënë ndaj ushtarëve të FSK-së, s’ka qenë e zakonshme dhe e kompletuar, krahasuar me ditët e kaluara.

Megjithatë, në njoftimin e tyre thuhet se ushqimi aktualisht po përgatitet nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Po ashtu, thuhet se kjo situatë do të jetë afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional.

(Kosova Sot Online)