Mustafa: Mbi 80,000 të punësuar të sektorit publik sot janë pa paga!

  • A.P /
  • 01 October 2024 - 14:00
Mustafa: Mbi 80,000 të punësuar të sektorit publik sot janë pa paga!

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë për muajin shtator, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se shteti është katandisur keq dhe nuk po munden t’i paguajnë as pagat.

“Mbi 80,000 të punësuar të sektorit publik sot janë pa paga!

Mbi 80,000 familje nuk po mund ti bëjnë furnizimet e ushqimeve e as ti paguajnë obligimet tjera familjare!

Keq është katandisë ky shtet!

Nuk po munden as pagat ti paguajnë!

Çka mund të presim më tepër prej tyne?!”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)