Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë

  • A.P /
  • 01 October 2024 - 14:26
Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për “Vrasje të rëndë” ndaj një shtetasi të Shqipërisë, që ndodhet në paraburgim nga 30 gushti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sead Halilaj akuzohet se më 4 qershor të vitit 2013 në Prizren “me dashje” e ka privua rnga jeta “për motive të ulëta” viktimën Ingrid Kullajn.

Në rast është i përfshirë edhe një person tjetër S.K i cili tashmë është i dënuar.

Viktima punonte si këngëtare dhe valltare në një lokal në Mitrovicë.

Prokuroria ka zbuluar detaje të aktakuzës.

“Sipas aktakuzës, me datë 04.06.2013 në periudhën kohore prej orës 03:23min  dhe 06:47min, në Prizren, me dashje privon nga jeta në mënyrë mizore dhe tinzare nga motivet e ulëta së bashku me tani të dënuarin S.K., – viktimën I.K., në atë mënyrë që së bashku me S.K., nga Shkodra-Republika e Shqipërisë, vjen për të vizituar I.K., e cila ishte duke punuar si këngëtare-valltare në Mitrovicë në lokalin “Sh.”, pronë e M.S., me ç’rast takohen në Prizren, ku qëndrojnë në shtëpinë e F.R., ku ajo ka banuar më herët. Pasi që familja nuk është pajtuar lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës, dhe pasi e njëjta nuk është pajtuar të kthehet në shtëpi, papritmas i pandehuri S.H., me thikë së bashku me S.K., fillojnë të godasin I.K., në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar plagë prerëse – shpuese, me ç’rast ka ardhur deri te vdekja e dhunshme si pasojë e gjakderdhjes masive të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të prehtë, e që është konstatuar sipas raportit të  autopsisë së kryer me datë 05.06.2013.”

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.”

(Kosova Sot Online)