Tammara Ziv, e ka falënderuar për mbështetje kryeministrin Kurti
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammara Ziv, e ka falënderuar për mbështetje kryeministrin, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në platformën “X”, Ziv falënderimin e ka shkruar në gjuhën shqipe, derisa e ka cilësuar të çmuar mbështetjen që Kurti i ka bërë Izraelit.
“Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. Albin Kurti”, thuhet në postimin e saj të plotë.
Kurti ka thënë se është thellësisht i shqetësuar dhe se e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit me raketa.
Ai në platformën “X” ka thënë se e mbështet të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm.
(Kosova Sot Online)