Arrestohet një person pasi përvetësoi mbi 100 mijë euro

  • A.P /
  • 02 October 2024 - 11:00
Arrestohet një person pasi përvetësoi mbi 100 mijë euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Mushtisht për mashtrim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin policor bëhet e ditur se gjatë vitit 2023, 2024 duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 euro.

“Mushtisht /2023-2024. Më datë 01.10.2024  është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti gjatë periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 euro”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)