Majko: Banjska nuk e fshehu aludimin se ishte një tentativë për të krijuar një Donbas
Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, në konferencën e Institutit OCTOPUS, ka thënë se “Pushtimi rus i Ukrainës ka pasur pasoja në Ballkan, duke ndikuar në shumë gjëra. Duke nxitur tension edhe mes grupeve etnike”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Majko ka thënë se “disa vende kanë rritur distancën nga Moska, ndërsa të tjera vazhdojnë tyë mbajnë lidhje të ngushta”.
“Dezinformimi ka krijuar sfida të reja”, ka thënë Majko.
Lidhur me agreiosnin në Banjska në shtator të vitit të kaluar, Majko ka thënë se “Banjska nuk e fshehu aludimin se ai ishte një tentativë srioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë”.
(Kosova Sot Online)