Hill: Vendimin për shfrytëzimin e litiumit do ta marrin qytetarët e Serbisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill tha sot se vendimin përfundimtar për shfrytëzimin e litiumit do ta marrin qytetarët e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Hill u tha gazetarëve se javën e ardhshme është caktuar seanca e Asamblesë Kombëtare, ku do të shkëmbehen mendime për këtë temë, por se ai beson se në fund qytetarët e Serbisë do të vendosin nëse janë në favor të nxjerrjes së litiumit në Serbi.
“Të gjithë ata që janë të interesuar për atë çështje duhet ta dëgjojnë dhe ta përcjellin debatin, por gjithsesi për të do të vendosë populli. Është në dorën e popullit serb”, tha Hill.
(Kosova Sot Online)