KEDS njofton se e ka kapur një kompani taksish duke vjedhur rrymë

  • A.P /
  • 02 October 2024 - 13:25
KEDS njofton se e ka kapur një kompani taksish duke vjedhur rrymë

KEDS përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se një kompani taksish në Prishtinë ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.

Dëmi që i është shkaktuar KED-sit kalon vlerën e 40 mijë eurove.

(Kosova Sot Online)