Izraeli e shpall 'Persona non grata' Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

  • A.P /
  • 02 October 2024 - 14:13
Izraeli e shpall 'Persona non grata' Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres është “persona non grata” në Izrael dhe se të njëjtit i ndalohet hyrja në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Israel Katz thotë se vendimi i tij është një përgjigje ndaj dështimit të Guterres për të “dënuar pa mëdyshje” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit të martën.

Ai akuzon shefin e OKB-së se është “anti-izraelit” dhe u jep “mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve. Guterres do të mbahet mend si një njollë në historinë e OKB-së për brezat që do të vijnë, ka thënë Katz raporton The Jerusalem Post.

Dje, shefi i OKB-së dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi” dhe bëri thirrje për një armëpushim.


(Kosova Sot Online)