Një person është vetplagosur në dorë në Pejë

  • A.P /
  • 03 October 2024 - 10:11
Një person është vetplagosur në dorë në Pejë

Një burrë është vetplagosur në dorë dje në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, që i njëjti dyshohet se duke shtënë me armë zjarri nga pakujdesia ka qëlluar veten në dorë.

Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje  për shenjëtari  por jo për bartje.

I plagosuri është dërguar në QKUK.

“Bjeshka e  Lumëbardhit-Levoshe, Pejë / 02.10.2024 – 16:00. I dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në spitalin Rajonal –Pejë është dërguar në QKUK  pasi që i njëjti dyshohet se duke shtënë me armë zjarri nga pakujdesia ka qëlluar veten në dorë. Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje  për shenjëtari  por jo për bartje. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)