
Kica: Argumentet kundër Lumir Abdixhikut qenkan reduktuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka vlerësuar të plogësht nivelin e kritikave të pushtetit që, sipas saj, “janë reduktuar në atë se ku po ulet Abdixhiku”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo referuar një fotografie të Abdixhikut ulur përballë partiakëve të vet, ku singullarizohet në paraqitje e që ishte kritikuar gjerësisht si një imazh prej autoritari.
“Argumentet kundër Lumir Abdixhikut qenkan reduktuar në atë se KU ULET në takime të partisë… A na falni, ju lutem, që nuk po ju pyesim ku të ulemi, se ishim pak të zënë duke u marrë me të ardhmen?”, ka shkruar Kica-Xheli.
(Kosova Sot Online)