
Aksident me vdekje në këtë autostradë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë,
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një automjet i tipit “Volkswwagen” është përplasur me mjetin tip “Audi”, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një nga drejtuesit.
Shkak i aksidentit të jenë punimet që po kryhen nga firma Gener 2, për rikonstruksionin e kësaj rruge e cila ka shfaqur probleme të mëdha në disa pika të saj.
(Kosova Sot Online)