![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Në Bosnjë e Hercegovinë gjenden trupat e 14 viktimave nga përmbytjet
![Në Bosnjë e Hercegovinë gjenden trupat e 14 viktimave nga përmbytjet](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/04/auto_vershime1728038474.jpeg)
Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez tha se deri më tani sipas informacioneve të ende të pakonfirmuara janë 20 viktima si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve katastrofike në këtë shtet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Bosnje-Hercegovinës, të policisë dhe të forcave ndërkombëtare janë të angazhuar dhe po merren me gjendjen në terren. “Ne do të kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e tjera”, shtoi ai.
Ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme.
Ndërkohë, Darko Juka, zëdhënës i Qeverisë së kantonit Hercegovinë-Neretva, ka bërë të ditur se janë gjetur 14 kufoma dhe se ka edhe viktima të tjera, gjersa situata më kritike është në zonën e Jabllanicës së Poshtme.
“Gruaja shtatzënë, fëmija i së cilës vdiq në barkun e saj, u evakuua nga zonat e prekura nga përmbytjet në jug të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe u operua në Mostar”, tha Lamija Duranoviq, drejtoreshë e Spitalit Kantonal “Dr. Safet Mujiq”, për rel.
Presidenca e Bosnje-Hercegovinës ka marrë vendim për angazhimin e Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës në Jabllanicë, e cila u godit nga një përmbytje katastrofike pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës së kaluar.
(Kosova Sot Online)