![728 mijë persona dolën në zgjedhje, sipas KQZ-së](/uploads/kosova-sot/images/2024/September/18/200x200_KQZ_ZGJEDHJET_20251726662142.jpg)
Lajçak thekson prioritetet e BE-së në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor
![Lajçak thekson prioritetet e BE-së në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/29/auto_lajcak-foto-teksti-a1-600x360_11719672168.png)
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në organizimin për politikë dhe siguri në Evropën Juglindore, forumin 2BS, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nëpërmjet një postimi në X, Lajçak ka nënvizuar rëndësinë e prioriteteve të BE-së në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në një diskutim mbi prioritetet dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor, theksova rëndësinë e përcaktimit të qartë të prioriteteve të Bashkimit Evropian për të shmangur sfidat e ardhshme në rajon”, ka shkruar ai.
Forumi 2BS bashkon çdo vit figurat kyçe të politikës regjionale e globale në Mal të Zi.
(Kosova Sot Online)