
Hovenier: SHBA ka ndihmuar aktivitetet e pastrimit të minave që nga viti 1999

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se pastrimi i suksesshëm i minave në Parkun Kombëtar Zatra na sjell më afër qëllimit për një Kosovë pa mina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se vendi i tij ka ndihmuar aktivitetet e pastrimit të minave që nga viti 1999, të cilat kanë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë deri më tani.
“Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e çminimit në Kosovë, nga të cilat janë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë dhe kanë demonstruar një përkushtim afatgjatë për një Kosovë pa mina. Pastrimi i suksesshëm i Parkut Kombëtar Zatra na sjell një hap më afër qëllimit”, ka shkruar Hovenier.
(Kosova Sot Online)