Policia po heton vdekjen e një gruaje

  • A.P /
  • 05 October 2024 - 10:20
Policia po heton vdekjen e një gruaje

Policia e Kosovës tha se po e heton vdekjen e një gruaje nga Shtërpca, e cila vdiq pasi u dërgua për tretman mjekësor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion.

“Shtërpce 03.10.2024-20:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion“, tha policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)