Arrestohet një person në aeroport

  • A.P /
  • 05 October 2024 - 10:30
Arrestohet një person në aeroport

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës pasi i janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet se janë falsifikuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës njoftoi se pasaportat ia ka konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës 04.10.2024-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara. Pasaportat janë konfiskuar , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia.

(Kosova Sot Online)