Abdixhiku: Mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm

  • A.P /
  • 05 October 2024 - 15:10
Abdixhiku: Mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar mbrëmë në fshatin Ngucat të Malishevës, ku ka takuar disa nga banorët e atij fshati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë para banorëve se është i interesuar që të krijoj vende të punës e të bëjë edhe ngrijte të pagave.

Postimi i Abdixhikut:


Mbrëmë isha në fshatin Ngucat dhe takova njerëz të mrekullueshëm e me zemër të madhe. Përballjet e tyre të përditshme duhet të jenë brengat tona!
Jam i vendosur të krijoj mundësi reale këtu – punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.
Bashkë me ta, dhe të tjerë plot nëpër Kosovë, mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm e të begatshëm, ku familjet kosovare qëndrojnë dhe bëjnë të ardhmen që vërtetë e meritojnë!

(Kosova Sot Online)