Begaj mesazh ngushëllimi presidentit boshnjak: Thellësisht i pikëlluar

  • A.P /
  • 05 October 2024 - 16:18
Begaj mesazh ngushëllimi presidentit boshnjak: Thellësisht i pikëlluar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij boshnjak për humbjen e jetëve të dhjetëra qytetarëve si pasojë e motit të keq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Begaj shprehet i pikëlluar për viktimat e përmbytjeve dhe disa dhjetëra të zhdukur në rajonin e Jabllanicës dhe zona të tjera në Bosnje-Hercegovinë.

Postimi:

Isha thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për viktimat e përmbytjeve dhe disa dhjetëra të zhdukur në rajonin e Jabllanicës dhe zona të tjera në Bosnje-Hercegovinë.

I shpreh ngushëllimet e mia Presidentit Beqiroviq dhe familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia me ato të popullit shqiptar dhe solidarizohem me qytetarët e prekur rëndë nga kjo katastrofë.

(Kosova Sot Online)