Policia e konfirmon se është plagosur një person

  • A.P /
  • 05 October 2024 - 16:34
Policia e konfirmon se është plagosur një person

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka konfirmuar se sot është plagosur një person i moshës 38 vjeçare në rrugën “Shemsi Ahmeti në Mitrovicën e Jugut.

Prekazi ka treguar se personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Një mashkull rreth moshës 38-vjeçare është plagosur me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të vendit. Njësitet kompetente po merren me rrethanat për të zbardhur rastin”, ka deklaruar Prekazi.

(Kosova Sot Online)