Në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen seancat përgatitore

  • A.P /
  • 07 October 2024 - 08:22
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen seancat përgatitore

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot mbahet seancat përgatitore në procesin gjyqësor ndaj Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata akuzohen për krim kundër administrimit të drejtësisë. Seanca fillon në orën 09:30.

Sabit Januzi u arrestua një vit më parë bashkë me Ismet Bahtijarin.

Ndërkohë, në kalendarin e Speciales, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vazhdon nga 21 tetori.

(Kosova Sot Online)