
E trishtë: Këta janë të rinjët kosovarë që vdiqën si pasojë e një aksidenti të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga ky aksident tragjik të vdekur kanë mbetur Shpat Shehu, Rifat Pacolli dhe Ardit Gashi.
Të tre të rinjtë kishin nga 21 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.
Shkaktari i këtij aksidenti dyshohet të ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe se dy trupat e viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.
(Kosova Sot Online)