Ky është i riu kosovar që mbeti i vdekur në aksidentin tragjik

  • A.P /
  • 07 October 2024 - 12:00
Ky është i riu kosovar që mbeti i vdekur në aksidentin tragjik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Personi i tretë që ka mbetur i vdekur nga aksidenti, është Shpat Shehu, mbiemri i të cilit nuk ishte konfirmuar më herët.

Për vdekjen e Shehut kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e tij të cilët janë tronditur nga rasti.

Nga ky aksident tragjik të vdekur kanë mbetur edhe Rifat Pacolli, Ardit Gashi.

Të tre të rinjtë kishin nga 21 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.

Shkaktari i këtij aksidenti dyshohet të ishte ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe se dy trupat e viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.

(Kosova Sot Online)